Në një merkato të çmendur gjithçka mund të ndodh. Lajmi më i bujshëm vjen nga "Radio la Red", që zbulon se Barcelona është gati për të bërë ndoshta lëvizjen më të madhe të kësaj vere. Klubi katalanas ka vendosur të futet fuqishëm në merkato dhe emri më i lakuar në shtëpinë e spanjollëve është ai i Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Interit po shkëlqen me Argjentinën e tij, duke i tërhequr vëmendjen Lionel Messit, që duket se ka kërkuar nga drejtuesit që të bëjnë çmos për ta transferuar në "Camp Nou". E në fakt, oferta e dërguar nga Barcelona është me të vërtetë e lartë. Plot 112 milionë euro për sulmuesin më të mirë të epokës së Lionel Scaloni, duke realizuar 5 gola në 9 takimet e para me fanellën "Albiceleste".

Ky do të ishte një lajm vërtetë i mrekullueshëm dhe mjaft special për Interin, që vetëm një vit më parë pagoi vetëm 14 milionë euro për ta marrë nga Racing. "El Toro" ishte fantastik në sezonin e fundit me zikaltërit, duke shënuar 9 gola dhe 2 asiste në 35 ndeshje konkuruese me Interin. Shitja do t'i lejojë milanezëve të sjellin Romelu Lukaku nga Manchester United dhe Edin Dzeko nga Edin Dzeko, të cilët janë kërkesa specifike nga trajneri i ri, Antonio Conte.


/Ora News.tv/