"Çmenden" përdoruesit, nuk punon Instagram

Instagram, një prej aplikacioneve me më shumë përdorues në botë nuk po funksionon.

Sipas DownDetector, problemet kanë nisur rreth orës 16:09 dhe kanë prekur Europën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që Instagram nuk ka bërë ende asnjë koment për rastin, 84% raportuan se kishin probleme me faqen kryesore, 10% me logimin dhe 5% me rrjetin.

Disa përdorues  janë ankuar në Twitter për këtë.

"Cdo person nga Instagram vjen në Twitter për të thënë se aplikacioni nuk punon për herë të dhjetë këtë muaj", shkruajti një komentues.

EMISIONET