Claudio Lotito: Yjet janë bërë për tu parë jo për tu shitur

Claudio Lotito: Yjet janë bërë për tu parë jo për

Presidenti i Lazios Claudio Lotito i ka dërguar mesazh klubeve të tjera se “ata nuk do të shesin” sidomos lojtarët si Sergej Milinkovic-Savic apo Ciro Immobile.

Në një konferencë për shtyp para fillimit të kampit stërvitor në Auronzo, Lotito ka thënë se yjet e tij nuk do të largohen për shuma të vogla të parave.

“Ne tashme kemi bërë disa nënshkrime, ata do të prezantohen në kohën e duhur. Nuk kemi nevojë që të shesim për të blerë, kjo të jetë e qartë. Ne kemi interes në formën e disa lojëtarëve që kërkohen nga skuadra të mëdha europiane, që i kërkojnë ata. Ata duhet të gjejnë një marrëveshje me klubin për këta, nuk dua që pasardhësit e mijë të shkojnë keq si klubet e tjera, e ku lojtarët tonë të jenë koloni të klubëve tjera. Yjet janë bërë për tu parë jo për tu shitur”,-ka thënë ai



EMISIONET