Rritja ekonomike e shqipërisë duket se nuk është pritur mirë edhe nga ekspertët e ekonomisë, që edhe në këtë rast janë kritikë sa i përket faktorëve që kanë cuar në këtë ecuri pozitive dhe që sipas tyre pavarësisht rritjes nuk janë shoqëruar me hapjen e vendeve të punës.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 4.3% për tre mujorin e dytë me kontribut eksportin e energjisë elektrike prej ekspertëve komentohet si jo cilësore.

Civici: Në rastin e Shqipërisë është ajo që quhet rritje ekonomike cilësore, pra një rritje ekonomike që bazohet në sektorët me teknologji të lartë, në inovacione dhe në prodhimin dhe eksportet. Duke mos qenë një ekonomi e varur nga burimet natyrore, importet apo konsumi. Pra në fund të fundit duhet të reflektojë një strukturë më dinamike të ekonomisë shqiptare dhe ti japë fund asaj periudhe tranzicioni nga një ekonomi importuese dhe konsumi në një ekonomi prodhuese dhe eksportesh. 

Këshilla për qeverinë mbetet po ajo, fokus tek sektorët që ofrojnë rritje punësimi. 

Civici: Kontributi i prodhimit të energjisë është i lidhur me faktorë të tjerë dhe jo  direkt me zgjerimin e punësimit apo fuqisë punëtore dhe këtu mendoj që duhet të futen ato politikat e punësimit që Shqipëria ka nevojë. 

Në pjesën e parë të vitit rritja ekonomike ka kapur vlerën 4.39% dhe kontributin kryesor në pjesën e parë të vitit e ka mbajtur prodhimi i energjisë elektrike, i cili ka rritur në maksimumin e viteve të fundit. Kjo shifër është më e lartë se pritshmëritë e FMN apo Bankës Botërore, edhe pse cilësohet si rastësore.

/Ora News.tv/