Ekonomisti Adrian Civici i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora deklaroi se ekonimia në Shqipëri është aq e dobët, sa një aeroplan që rri në pistë dhe nuk ka fuqinë që të kalojë mbi 350 km/h.

Civici: Rritja ekomonike varet shumë nga kapitalizimi. Nuk është se do na vijë shkopi magjik, por sikurse e përmendi edhe Arjani ajo që duhet të ndodhë është ajo take off-i. Ne jemi një aeroplan që rri në pistë dhe asnjëherë nuk e ka atë shpejtësinë mbi 350 km/h që bëj take off-i shkëputjen. Pa bërë këtë shkëputje, mbas kësaj shkëputje në mënyrë figurative mund të fillojë ajo rritja cilësore dhe ato gjëra që ne diskutuam.

/Ora News.tv/