City shmang surprizën, kalon në finalen e Carabao Cup

City shmang surprizën, kalon në finalen e Carabao Cup

Nuk ka surpriza në takimin e dytë gjysmëfinal të Carabao Cup, me Manchester City-n që kaloi 3 me 2 Bristol City-n dhe me rezultat të përgjithshëm 5-3.

U duk se do të ishte një sfidë e lehtë për kryesuesit e Premier League, por nuk rezultoi një gjë e tillë në rezultat.

Ashtu siç pritej në "Ashton Gate" kishte vetëm një skuadër dhe ata ishin miqtë.

Duke parë vështirësitë dhe rezultatin e takimit të parë (2-1 për Citizens), Pep Guardiola i kishte besuar lojtarëve titullarë.

Pavarësisht dominimit total të kalterve, Citizens kaluan në avantazh vetëm 2 minuta para se skuadrat t'iu drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, me anë të Sane. Gjermani përfitoi nga një rrëmujë në zonë, dhe i shërbyer në mënyrë koromboleske nga Bernardo Silva, goditi në kuadratin e Steele duke realizuar.

Dhe në fraksionin e dytë u paraqit e njëjta panoramë, City sulmon, Bristol mbrohet. Katër minuta pasi skuadrat zbritën në fushë, ishte Aguero që dyfishoi rezultatin. Pasi mori një top të bukur nga Kevin de Bruyne, argjentinasi u drejtua i vetëm drejt portës, dhe me një të djathtë të fuqishme mposhti për herë të dytë Bristol-in.

Goli i dytë u duk sikur i "zgjoi" vendasit që në daljet e pakta arriti të ngushtonte rezultatin me anë të mesfushorit Pack. Në minutën e 93-të ishin përsëri vendasit që shënuan, duke vendosur dhe barazimin e përkohshëm. Kur po shkohej drejt një rezultati të barabartë, De Bruyne "sigloi" kalimin e City-t në finalen e kompeticionit.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City kalon në finale e Carabao Cup, ndërsa si kundërshtar do të ketë një skuadër londineze, Arsenalin ose Chelsea që luajnë nesër përballë njëra-tjetrës.

EMISIONET