City "poker" Tottenham-it për rekord dhe arratisje

City "poker" Tottenham-it për rekord dhe arratisje

Manchester City nuk di të ndalet në Premier League-n angleze, me "qytetarët" që fituan me rezultat të thellë 4-1 kundër Tottenham-it.

Të besuarve të Pep Guardiolës i kanë  mjaftuar golat e Gundogan, De Bruyne e Stërling për të marrë 3 pikëshin e rradhës dhe për të vendosur rekordin me 16 fitore rradhazi në Premier League, pas 18 javësh kampionat.

Goli i epërsisë erdhi në rrjedhën e një goditjeje këndi,  e shfrytëzuar mjaft mirë nga mesfushori Gundogan që i gjetur i pa mbuluar nga mbrojtësit e "gjelave" e kishte të lehtë të mposhte Lloris.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi mesfushori Kevin De Bruyne, me belgun që i asistuar nga autori i golit të parë, goditi me një diagonale të bukur duke mposhti për herë të dytë gardianin francez.

Rast të mirë për të gjetur rrugën e rrjetës kishte dhe Gabriel Jesus, me sulmuesin që mori përsipër egzekutimin e një 11 metërshi, me topin e goditur nga braziliani që goditi shtyllën.

Llogaritë e këtij takimi i mbylli Stërling ku brënda 10 minutave të fundit e gjeti rrugën e rrjetës dy herë. Fillimisht 23 vjeçari konkretizoi në gol një kundërsulm model të të kaltërve në minutën e 81-të, ndërsa në të 90 minutë gjeti edhe golin e dytë personal dhe të 4-in për City-n.

Në sekondat e fundit Erikssen shënoi golin e nderit, gol që shërbeu sa për statistikë.

Me këtë fitore City ngjitet në kuotën e 52 pikëve, +14 nga United, ndërsa Tottenham gjendet në vendin e 7-të me 31 pikë.

EMISIONET