Java e 17-te  në Premier League angleze nuk solli surpriza, me Manchester City-n që vazhdon i qetë rrugën drejt titullit kampion.

Qytetarët mundën pastër skuadrën e Sweanse, 4-0, me nga dy rrjeta për secilën pjesë. Fillimisht ishte David Silva që gjeti rrugën e rrjetës ndërsa De Brujne dyfishoi avantazhin. Në pjesën e dytë ishte përsëri spanjolli Silva që shënoi, me mesfushorin që gjeti për herë të dytë golin, ndërsa pokerin e mbylli argjentinasi Aguero.


Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:


Newcastle-Everton 0-1

Southampton-Leicester 1-4

Liverpool-West Brom 0-0

Manchester United-Bournemouth 1-0

Tottenham-Brighton 2-0

West Ham-Arsenal 0-0



/Ora News.tv/