City bën kampionin, mposht pastër Arsenalin

Kampionët në fuqi të Anglisë, Manchester City e ka nisur me këmbën e duhur mbrojtjen e titullit. "Qytetarët" e drejtuar nga Pep Guardiola kanë mposhtur në transfertë Arsenalin e Unai Emery me rezultatin 2-0.

Një gol për çdo pjesë i ka dhënë 3 pikët e para të besuarve të teknikut spanjoll që e nisin me këmbën në gaz edhe sezonin e ri. Goli i avantazhit erdhi nga këmbët e Sterling, që i shërbyer nga Mendy u drejtuar drejt qëndrës në hyrje të zonës dhe me një të djathtë fantastike la të palëvizur Cech. Edhe goli i dytë u gatua nga këmbët e mbrojtësit francez, me Mendy që shërbeu për Bernardo Silva që me një të majtë potente e depozitoi sferën në fundin e rrjetës.

Pavarësisht tentativave për të ngushtuar rezultatin nga ana e "topçinjve", City e menaxhoi mjaft mirë avantazhin e dyfishtë, duke iu gëzuar 3-pikëshit të parë në këtë sezon. Në javën e ardhshme City do të pres në shtëpi Huddersfield, ndërkohë që Arsenali do të ketë një tjetër përballje të vështirë, pasi do të vizitoj Chelsea, në "Stamford Bridge".




EMISIONET