Jeta e legjendës së Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi do të pasqyrohet në shfaqjeje të re Cirque du Soleil.

Grupi i artistëve nga Montreal konfirmoi se shfaqja do të jepet në një turne botëror në vitin 2019. Por datat dhe vendet ende nuk janë publikuar.

Shfaqjet e mëparshme të "Cirque du Soleil" janë frymëzuar nga artistë muzikorë si Beatles dhe Michael Jackson, por kjo do të jetë e para që do të përqëndrohet në një yll të botës së sportit.

"Cirque du Soleil është një nga të preferuarit e familjes sonë,"-tha Messi. "Më duket çmenduri dhe e pabesueshme që do të krijojë një shfaqje bazuar në jetën time, pasionin dhe sportin tim. Nuk kam asnjë dyshim që kjo shafqje do ti mahnisë njerëzit si çdo shfaqje tjetër e tyre."

Messi është fitues pesë herë i Topit të Artë dhe ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, ku ka kaluar të gjithë karrierën e tij duke luajtur.

Cirque du Soleil thotë se do të sjellë botën e pasionante të fubollit dhe do frymëzohet nga "talenti i pabesueshëm dhe arritjet e legjendës së futbollit, që mishëron shpirt unik dhe vlera të sportit të tij."

/Ora News.tv/