Çipa: PD ka fituar tri beteja përfshirë çështjen "Tahiri"

Çipa: PD ka fituar tri beteja përfshirë çështjen

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në "Tonigh Ilva Tare" në Ora News, thotë se Partia Demokratike ka fituar tri beteja nga vitet e fundit.

Çipa: Ka një marrëdhënie shumë problematike politikani Tahiri me familjen partiake. Distancimi dhe natyrisht përjashtimi nga forumet e saj. Është një situatë vërtetë shumë interesante. Në një moment të caktuar, ne do të mësojmë se ekziston një 'brerje ndërgjegjie' brenda kësaj familje politike për raportin e përfaqësimit të tij me pushtetin që i besoi, me mandatin që administroi dhe me influencën politike që kishte brenda partisë.

Një forcë politike kur është në një hartë administrimi 4 vjeçar ka një lloj detyrimi për të. Nga pikëpamje politike është betejë e fituar e PD. Tri beteja ka fituar. Betejën e parë, është dekriminalizimi, beteja e dytë është recenca për rekrutimet brenda administratën publike dhe beteja e tretë është për Tahirin.

EMISIONET