Kushtetuta kërkon Parlament me 140 deputetë, por sot  në Kuvend janë plot 19 karrige bosh.

Presidenti shkarkohet me 93 vota, nga 140 të Kuvendit. Por sot në Kuvend socialistët në siglën e tyre kanë 74 mandate.

Vendimi i Kuvendit certefikohet nga Gjykata Kushtetese është ajo që vulos shkarkimin ose jo të kryetarit të shtetit.

Sot kushtetuesja është jashtë funksionit. Nuk ka asnjë anëtar me mandat dhe plotësimi i saj kërkon 3 propozime Presidenti, 3 nga Gjykata e lartë dhe 3 nga Kuvendi.

Kur presidentit tentohet t’i hiqet mandati, Gjykata e Lartë është jashtë funksionit si mund të plotësohet kushtetuesja me anëtarë?

Pa Gjykatë Kushtetuese Presidentit s’mund t’i hiqet mandati dhe pa President s’mund të ketë Gjykatë Kushtetuese.

/Ora News.tv/