Cikloni Fani, zbrazen fshatrat para se stuhia të godasë

Cikloni Fani, zbrazen fshatrat para se stuhia të godasë

India është përgatitur për të ulur sa të mundet dëmet materiale dhe njerëzore si pasojë e një cikloni që pritet të godasë vendin ditën e premte. Mbi 800 mijë persona janë evakuar ndërsa forcat e shpëtimit po largojnë banorët nga zonat më të ulëta. Ndërkaq në Mozambik autoritetet me ndihmën e Kombeve të Bashkuara po përballen me pasojat katastrofike të ciklonit Kenet, që deri tani ka vrarë mbi 48 persona.

Rreth 800 mijë persona janë evakuar nga brigjet lindore të Indisë pak orë përpara se një stuhi e fortë ciklonare pritet të godasë vendin.

Zyrtarët indianë kanë dhënë alarmin duke mbyllur dy nga portet më të madha lindore, ndërsa me mijëra forca të shpëtimit po përpiqen të largojnë banorët nga zonat më të rrezikuara.

Cikloni tropikal me emrin "Foni" me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.

Ai raportohet të jetë formuar në Gjirin e Bengalit ku në të njëjtën periudhë 11 vite më parë erërat e vrullshme të ciklonit "Nërgis" vrau mbi 138 mijë persona në shtetin aziatik të Mianmarit.

Ndërkohë, shteti i varfër afrikan i Mozambikut po përballet me pasojat katastrofike materiale të ciklonit Kenet, i cili goditi vendin të enjten e kaluar.

Fshatra të tërë raportohet të jenë sheshuar nga erërat dhe shirat e fuqishëm, ndërsa në bazë të shifrave zyrtare janë vrarë mbi 48 persona.

Pak javë më parë një ciklon i fortë në të njëjtin kontinent shkatërroi mbi 3 mijë kilometra katrorë hapësirë tokësore dhe vrau mbi 1 mijë banorë të Mozambikut, Zimbabvesë dhe Malauit.

EMISIONET