Çiklistja goditet dhe hidhet përtokë nga kanguri

Çiklistja goditet dhe hidhet përtokë nga kanguri

Disa gra po udhëtonin me biçikleta në një hapësirë të blertë, por njëra prej tyre e pësoi keqas.

Njëra prej grave u godit papritur nga një kangur i egër.

Çiklistja e identifikuar vetëm si Rebecca, po kalonte në rajonin Boonah të Queensland me miqtë të premten, ditën zyrtare kombëtare të Australisë, kur ajo u godit nga një kangur që u shfaq papritur nga shkurret.

Përplasja dramatike u kap në kamera nga një çiklist dhe u nda në YouTube. Ngarkuesi pretendon të jetë një mik i Rebecca dhe thotë se ajo ka dhënë lejen për publikimin e pamjeve.

"Rebecca pësoi një goditje në shpatullën e saj të djathtë dhe një plagë në gjurin e saj të majtë, por dy ditë më vonë ajo është më mirë".

EMISIONET