Cikli i krizave, Sejamini: Politika shqiptare, politikë personale dhe luftë për pushtet

Cikli i krizave, Sejamini: Politika shqiptare, politikë personale dhe

Për analistin e njohur Neritan Sejamini, shqetësimi kryesor i shoqërisë shqiptare nuk është zgjidhja e krizës politike, por të kuptojmë se çfarë duhet të zgjidhim.

I ftuar në RTV Ora, Sejamini thotë se i gjithë tranzicioni shqiptar ka qenë zgjidhje krizash.

Ai shton se politika shqiptare është politike personale dhe luftë për pushtet.

Neritan Sejamini: Shqetësimi kryesor që kemi më shumë se të zgjidhim krizën, është të kuptojmë se çfarë duam të zgjidhim. Ka një ngutje për takime, ka një ngutje për ndërhyrje por nuk kemi kupptuar akoma se çfarë është kjo krizë, si kemi ardhur deri këtu dhe pse ne gjendemi pranë në krizë pas krize. Po të shikojmë tranzicionin shqiptar ka qenë zgjidhje krizash.Çdo krizë përjetohet si kriza më e madhe që ka pasur Shqipëria.Pastaj bëhet një marrëveshje në dy tavolina burrash të mëdhenj të kombit, ata takohen dhe shtrëngojnë duart. Ka pasur marrëveshje në 2001, 1997, 1991. Problemi jonë kryesor është që politika shqiptare është politike personale dhe luftë për pushtet, nuk është e bazuar në parime.




EMISIONET