Sokol Cikalleshi nuk ndalet së shënuari.

Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi ishte autor i një prej golave për Osmanslispor, në humbjen 3-2 që këta të fundit shënuan në fushën e Sivaspor.

Cikalleshi e nisi ndeshjen si titullar falë përformancave të mira dhe vazhdimësisë së gjetjes së rrjetës në ndeshjet e fundit. Ai nuk zhgënjye as këtë herë, pasi barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 në minutën e 62-të. Shqiptari e nuhati mjaft mirë aksionin dhe arriti të mposhte portierin kundërshtar. Cikalleshi qëndroi 90 minuta të plota në fushë.

/Ora News.tv/