Cigarja elektronike shkakton vdekjen e regjisorit

Autopsia e një regjisor televizioni ka konfirmuar se vdekja u shkaktua nga një cigare elektronike, që shpërtheu, depërtoi në trurin e tij dhe i dogji 80% të trupit.

Tallmadge Wakeman D'Elia ka vdekur nga një zjarr në dhomën e shtëpisë së tij në Florida me 5 maj. Sipas FEMA, vdekja e 38-vjecarit është e para në Shtetet e Bashkuara që shkaktohet nga cigarja elektronike.

Në një autopsi të publikuar nga ABC Action News, ekzaminuesit shpjeguan se cigarja shkaktoi plagë serioze në kafkën e tij. Nuk dihet ende arsyeja përse pajisja shpërtheu.

Kompania Smok-E Mountain tha se këto cigare nuk shpërthejnë, por mund të ketë patur problem bateria e pajisjes ose aromatizuesi i përdorur.

EMISIONET