Çiftin e turistëve italianë e lë makina në rrugë, ndihmohen nga policët e Rrugores

Çiftin e turistëve italianë e lë makina në

Policia Rrugore u gjendet sërish pranë turistëve.  Efektivët e policisë i kanë ardhur në ndihmë një çifti italian, të cilit i ishte prishur mjeti në bypassin e Fierit.

Patrulla e Rrugores, e përbërë nga efektivët Refije Muça, Eduart Peqini, Jovalin Boci  dhe Enkel Arapi shkuan dhe blenë vaj dhe ua sollën turistëve italianë duke bërë të mundur vënien në funksion të mjetit.

Më herët gjatë verës një tjetër efektiv i rrugores së Lezhës, Gjin Bushgjokaj, bëri xhiron e rrjeteve sociale për gjestin e tij ndaj qytetari nga Kosova.

Ky i fundit ndërsa udhëtonte së bashku me familjen në autostradën e Rrugës së Kombit i ishte çarë goma e makinës.

Komisari nga Tropoja, përveç ndihmës teknike i kishte paguar edhe shpenzimet në gomisteri.

EMISIONET