Një burrë australian dhe një grua britanike vdiqën teksa po tentonin të bënin një selfie në Portugali ku kishin shkuar për pushime.

Ata ranë nga një mur prej 30 metrash të lartë. Michael Kearns, 33 vjeç, po pushonte me partneren e tij Louise Benson, 37 vjeçe, para se çifti të gjendej i vdekur në një plazh të njohur për surfing në Portugali.

Çifti humbi ekuilibrin mëngjesin e së martës.

Çifti kishte filluar një udhëtim nëpër botë pasi u largua nga Australia në janar dhe kishin marrë pjesë së fundmi në martesën e një miku në Portugali.

Kearns ishte punëtor me kohë të pjesshme në kompaninë energjetike Chevron, projekti i madh i Wheatstone, një fabrikë me gaz natyror që është aktualisht në ndërtim në rajonin Pilbara të Australisë Perëndimore.

Zonja Benson, e cila ishte me origjinë nga Bristol, përdori ullisht mediat sociale për të ndarë fotografitë e udhëtimit të saj jashtë shtetit, duke përfshirë edhe një zhytje në Sri Lanka në shkurt.

/Ora News.tv/