Çifti shqiptar udhëtonte me 15 kg kokainë nga Holanda, burri dënohet, gruaja lirohet

Çifti shqiptar udhëtonte me 15 kg kokainë nga Holanda, burri

Marsin e kaluar ata u kapën në autostradën Scandicci, me mbi 15 kg kokainë të fshehur në makinë, e marrë drejtpërdrejt në Roterdam të Holandës për në Firence. 

Dy të ndaluarit ishin një çift shqiptar, ai 32 vjeç dhe ajo 25 vjeçe, banues në Castelfiorentino. Në makinën e tyre kishin marrë edhe djalin më të vogël, me synim për të mos ngjallur dyshime tek policia. 

Por sot, me një proces gjyqësor të përshpejtuar, gjykatësi Silvia Romeo dënoi me 5 vite e katër muaj burgim burrin për trafik droge, duke liruar gruan e tij, në dijeni të aktivitetit të bashkëshortit. Prokurori i çështjes kishte kërkuar dënim prej 6 vite e 4 muaj për 32 vjeçarin, ndaj të cilit sipas hetuesve kishte dy akuza rënduese; trafiku i drogës si dhe kryerjen e veprimit në praninë e të miturve.

Avokatët mbrojtës kërkuan masë alternative të arrestit shtëpiak. Shqiptari aktualisht ndodhet në burgun Sollicciano. 

Çifti shqiptar u arrestuan më 12 mars të këtij viti, gjatë një kontrolli rutinë në dalje të autostradës. Ata deklaruan fillimisht se nuk kishin dalë kurrë nga territori italian, por gjetja e disa faturave austriake brenda makinës, ngjallën dyshime të mëtejshme. 

Ishin qentë antidrogë ata që zbuluan ngarkesën e kokainës, e cila nëse do të dilte në treg, do t'u sillte disa milionë euro fitime.

/S.Ll/



EMISIONET