Policia financiare e provincës së Romës në bashkëpunim me policinë kufitare të aeroportit të Fiumicinos kanë arrestuar një çift shqiptar të sapo martuar që po tranzitonin përmes aeroportit të Romës drejt Tiranës me 5 kg kokainë fshehur në bagazhet e tyre.

Cifti shqiptar sapo ishte kthyer nga udhëtimi i mjaltit në Brazil.

Ka qënë sjellja e tyre e cuditshme qysh në pyetjet e para e të zakomshme në kontrollin e dokumentave që kanë shtyrë policinë italiane të dyshoj.

Gruaja ka rrëfyer menjeherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare.

Dyshimet e policisë së Romës u finalizuan me kontrollin e valixheve të çiftit.

Brenda tyre janë gjetur fshehur disa pako me rreth 5 kg kokainë e pastër.

Sipas autoriteteve italiane kjo sasi drogë do të sillte përgatitjen e mbi 100 000 doza kokainë me vlerë përfitimi me mbi 2 milionë euro.

Çifti shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.


/Ora News.tv/