Një çift që shiti të gjithë pasurinë e tyre tokësore për të lundruar nëpër botë kanë humbur gjithçka pasi varka e tyre u fundos dy ditë më vonë.

Tanner Broadwell dhe Nikki Walsh u nisën të hënën në aventurën e tyre të jetës.

Megjithatë, shërbimet emergjente u thërritën të mërkurën pas raporteve se një varkë ishte gjetur në Gjirin e Meksikës pranë plazhit Madeira.

Varka goditi dicka dhe u fundos, por për fat të mirë cifti shpëtoi pa ndonjë lëndim.

Duke folur pas incidentit, ata thanë se kishin planifikuar të shpëtonin nga jeta moderne për të lundruar në varkë me vela.

Tani cifti thotë se nuk kanë as punë, as kursime dhe as ndonjë vend për të shkuar.

/Ora News.tv/