Një çift italian dhe dy fëmijët e tyre duke eksploruar Shqipërinë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Për ti gjetur kanë qenë në ndihmë banorët e zonës Rabije në Fier dhe policia.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij" informon policia e Fierit. 

Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj.

Foto: Ilustrim

/Ora News.tv/