CIA bën pyetje për Kosovën

Agjencia Qendrore e Intelegjencës (CIA) ka realizuar një kuiz në faqen e saj zyrtare të rrjetit social Twitter, në të cilën ka përfshirë edhe Kosovën.

Institucioni i intelegjencës amerikane ka parashtruar një pyetje për Kosovën.

“Kosova, një shtet me madhësi sa të Delaware (një nga 50 shtet e SHBA-ve,  i rrethuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, cilën monedhë e përdor?”, pyeti CIA ndjekësit e vet në Twitter.

Ndërkaq, në listën e përgjigjeve ndodheshin: Leku, Euro, Dinari dhe Gold Dragon.

EMISIONET