Christina Aguilera pa make up, nuk do ta njihni

Christina Aguilera është shfaqur mahnitëse dhe pothuajse nuk njihej në kopertinën e revistës Paper.

Këngëtarja me famë botërore dukej tërësisht e transformuar pa make up.

Ylli i muzikës foli në intervistë për transformimet që ka përjetuar gjatë karrierës dhe se si ka mësuar të vlerësojë bukurinë e saj.

Christina në foto shfaqet mjaft provokuese me gishtat në buzën e poshtme dhe mban një unazë ku shkruhet 'Mami' nën titullin: "Christina Aguilera: Transformimi".

Aguilera tha në intervistë se secila nga albumet e saj e ka lejuar atë të ndërmarrë një drejtim tjetër dhe të eksplorojë një anë tjetër: "Kam nevojë të lëviz, kam nevojë të shkoj të eksploroj, të jem një artiste, të krijoj dhe të transformoj."

37 vjeçarja do të shfaqet në dy filma artistikë këtë vit.

EMISIONET