Christian Panucci do mbrojtësin e Salzburg, edhe Kosova në garë

Christian Panucci do mbrojtësin e Salzburg, edhe Kosova në garë

Pas "luftës" për sulmuesin Fiorin Durmishaj me Federatën e Greqisë, Federata Shqiptare e Futbollit po ndjen rivalitetin e një tjetër federata për një tjetër element të pikasur nga trajneri Christian Panucci.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Red Bull Salzburg, Albert Vallci, që  ditët e fundit është pozicionuar mes dy zjarreve. Mbrojtësi me pasaportë austriake kërkohet nga FSHF dhe Federata Kosovare e Futbollit, duke e kthyer përgjigjen e tij në një ankand të mirëfilltë.

Siç mësoi “LAOLA1”, Kosova dhe Shqipëria duan ta bëjnë të tyrin  mbrojtësin, i cili jep siguri të madhe në fazën difensive.

“Është e vërtetë se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga federata kosovare ose shqiptare për një thirrje në ekipin kombëtar A“, konfirmon 23-vjeçari, i cili aktualisht ka vetëm një pasaportë austriake.

Megjithatë, për Vallcin, kjo nuk është një çështje parësore, teksa shton:

Pa e ditur kuadrin ligjor për të, unë vendosa që të përqendrohesha ekskluzivisht në detyrat e mia te FC Red Bull Salzburg. Unë kam ardhur këtu kohët e fundit, dhe pavarësisht nga një fillim i mirë, ka shumë gjëra të reja për mua.“-tha mes të tjerash Vallci.

EMISIONET