Chrissy Teigen befason në shfaqjen e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit

Chrissy Teigen është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq që pas lindjes së djalit të saj në maj.

Nëna e dy fëmijëve erdhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve British GQ's Men of the Year Aëards së bashku me bashkëshortin e saj John Legend, për krahu.

Modelja mahniti me bukurinë e saj. Ajo rrëmbeu vemendnjen e të gjithëve me një fustan tepër elegant që shkëlqente.

Ndërsa po kalonin në taopetin e kuq, u nda edhe  një moment i bukur kur këngëtari i dha gruas së tij një puthje në faqe përballë kamerave.

Teigen solli në jetë Miles Theodore Stephens më 16 maj dhe kanë një vajzë më të madhe me emrin Luna.

EMISIONET