Chloe Green sjell në jetë djalin e 'kriminelit më të bukur në botë'

Trashëgimtarja e 'Top shop' ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me 'kriminelin më të bukur në botë', Jeremy Meeks.

Çifti konfirmoi lajmin në rrjetet sociale.

Chloe dhe Jeremy janë bërë prindër të një djali.

"Jemi të kënaqur të njoftojmë ardhjen në jetë të djalit tonë të bukur Jayden Meeks-Green,"-shkruajtën ata në llogaritë e tyre në Instagram.

Jayden ka ardhur në jetë më 29 maj, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot.

27-vjeçarja, e cila thuhet se është fejuar me Jeremy, e mbajti shtatëzaninë të fshehtë deri në fillim të këtij muaji.

Ajo u zbulua ndërsa relakosohej në një jaht luksoz të babait të saj Sir Phillip në Monako.

EMISIONET