Federico Chiesa ka zgjedhur Juventusin. Sulmuesi i Fiorentinës ka arritur një marrëveshje me bardhezinjtë për një kontratë pesëvjeçare për 5 milionë euro neto në sezon.

"Zonja e Vjetër", që ka fituar garën me Interin e Antonio Contes, tani do të duhet të negociojë me drejtuesit e Fiorentinës për finalizimin e transferimit: italiani premtues vlen 70 milionë euro në merkato.

Juventus 1-0 Inter dhe topin në mes. Duke pritur për të sfiduar njëri-tjetrin në fushën e blertë, sfida e parë e merkatos shkon tek bardhezinjtë.

"Sky Sport" raporton se Chiesa, zgjodhi ta vazhdonte karrierën e tij në Torino, edhe pse në Milano kishte të sigurt vendin në formacionin bazë, pasi rivaliteti është më i madh tek Juventusi.

Por "Zonja e Vjetë"r, ende pa një trajner, e joshi më tepër yllin e Fiorentinës. Për më tepër Maurizio Sarri, kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për talentin 21-vjeçar dhe në janar ai u përpoq për ta marrë atë në Londër tek Chelsea.

Aventura e Sarrit me "Blutë e Londrës" pritet të përfundoj pas një sezoni dhe sipas mediave italiane kalimi i tij tek Juventusi është çështje ditësh. Italiani ka përpiluar një listë të shkurtër me disa kërkesa dhe drejtuesit po punojnë në fshehtësi për të finalizuar çdo operacion me sukses.


/Ora News.tv/