Chiellini: Ronaldo nuk njeh kufinj, ja kur do i "varë këpucët në gozhdë"

Chiellini: Ronaldo nuk njeh kufinj, ja kur do i "varë

Cristiano Ronaldo do të luaj deri në moshën 40 vjeçare. I këtij mendimi është mbrojtësi italian i Juventusit, Giorgio Chiellini, i cili në një intervistë për "Tuttosport" ka pohuar se luzitani është një kampion i madh brenda dhe jashtë fushe.

"A mund të luajë Ronaldo deri në moshën 40 vjeçare? Po është ajo që unë dhe ai duam. Ai vjen i pari në stërvitje dhe ikën i fundit. Për më tepër ai punon fort dhe dëshiron të përmirësohet vazhdimisht. Ai u tregua i zgjuar, pasi u transferua në një kampionat tjetër, dhe u përpoq të integrohej me qytetin dhe dinamikën e tij. Ai do të kthehet për ekipin e tij kombëtar dhe do të jetë në gjendje të luajë edhe më shumë se unë."-përfundoi mbrojtësi 34 vjeçar.

EMISIONET