Chelsea për "shooping" tek Juventusi, por del ... huq

Chelsea për "shooping" tek Juventusi, por del ... huq

Një përgjigjje e ftohtë dhe e prerë ajo e Juventusit, me bardhezinjtë që kanë refuzuar një ofertë faraonike për dy yjet e skuadrës, Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani.

Sipas "Premium Sport", Chelsea ka bërë ofertë zyrtare prej 90 milionë eurove, por menjëherë është refuzuar nga “Zonja e Vjetër”. Juventusi e vlerëson Ruganin me 40 milionë euro ndërsa për Higuainin kërkojnë 30 milionë euro.

Me uljen në stol të ish-trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, Chelsea është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën e sezonit të ardhshëm, por deri më tani ka arritur të transferojë në "Stamford Bridge" vetëm mesfushorin brazilian, Jorginho.

EMISIONET