Chelsea sfidon Barcelonën për shërbimet e yllit të Juventusit

Chelsea sfidon Barcelonën për shërbimet e yllit të

Barcelona nuk është e vetmja skuadër e interesuar për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, pasi Chelsea ka menduar për ta pasur në ekip boshnjakun,

Sipas gazetës "Corriere dello Sport", specialisti 28-vjeçar i goditjes së lirë është objektivi për disa klube të mëdha këtë verë. Ai tashmë ka qenë i lidhur me blaugranët që e konsiderojnë atë trashëgimtar të Andres Iniesta që ka udhëtuar drejt Japonisë.

Gjithashtu, vëmendje të situatës së Pjanic po i kushton dhe Chelsea. Juventus besohet se do kërkoj rreth 80 milion euro për lojtarin, pasi ai është nën kontratë deri në qershor 2021.

Këtë sezon, Pjanic kontribuoi me shtatë gola dhe 14 asistime në 44 ndeshje.

EMISIONET