Klubi i Chelsea raportohet se ka rritur ofertën e tij për yllin e Napolit, Elseid Hysaj. Blutë e Londrës po përgatiten që këtë verë të zëvendësojnë Antonio Conten me Maurizio Sarrin në stol.

Hysaj dhe Sarri kanë punuar prej gjashtë vitesh bashkë dhe transferimi i trajnerit te Chelsea i shton më shumë zërat se do t’i bashkohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Si për ta përforcuar këtë ide, “Express.uk” ka bërë me dije se “ klubi anglez kanë nisur të lëvizin për ta realizuar këtë transferim.

Media britanike ka bërë me dije se Chelsea ka bërë një ofertë rreth 40 milionë euro për shqiptarin, por Napoli e ka refuzuar. Për Hysajn ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.

Mbetet për t’u parë nëse Ancelotti do t’i besojë shqiptarit apo do të pranojë largimin e tij gjatë ditëve në vijim të merkatos.

/Ora News.tv/