Champions plot me dilema, grupet A,B,C dhe D i japin "dorën" e fundit

Champions plot me dilema, grupet A,B,C dhe D i japin "dorën" e

Magjia e grupeve të Uefa Champions League po shkon drejt fundit me grupët A, B, C dhe D janë të mbushur plot me dilema. dhe  sonte në 20:45 luajnë ndeshjet e 6-ta.

Me Manchester United e kualifikuar për në fazën e 1/16, dilemat në grupin A janë për skuadrën që do shoqërojë “djajtë” në fazën tjëtër, me Basel e CSKA Moskow që janë të “dënuar” për të fituar ndeshjen e fundit  dhe për të shpresuar tek një hap fals i njëra-tjetrës.

Sikur të mos mjaftonte presioni për një kalim në fazën tjetër që do ishte historik për historinë e ekipit, si zvicerianët ashtu dhe moskovitët luajnë jashtë “fortesës” së saj.

Baseli ka një ndeshje interesante në Portugali kundër Benfikës, me skuadrën e Taulant Xhakës që në takimin e parë i mundi shqiponjat me rezultatin e thellë 5-0. Duel interesant luhet dhe në “Old Trafford” me CSKA Moskow që përplas “brirët” me ekipin e Mourinhos.

Në grupin B, dilemat janë shuar për 2 skuadrat që do e vazhdojnë aventurën në Champions, me Celtic e Anderlekt që “përplasen” për të vendosur fatet e njëra-tjetrës në turneu tjetër europian, Uefa Europa League, me skocezët që janë një hap larg.

Dilemat nuk mungojnë dhe në grupin C me Romën e Atletikon që shpresojnë tek fitorja dhe tek një hap fals i njëra tjetrës për të siguruar fazën 1/16, me italinët që i pret një sfidë e lehtë në letër kundër Qarabak të Ansi Agollit, ndërsa spanjollët vizitojnë Anglinë, për t’u ndeshur me Chelsea.

Barcelona e ka siguruar një vend në 1/16 por dilemat qëndorjnë dhe në grupin D. Katalanasit presin në shtëpi portugezët e Sportingut, që mbajnë vendin e 3-të me 7 pikë, ndërsa Juventus luan sfidën e saj për “jetë a vdekje” në Pire, me “Zonjën e Vjetër “ që është e dënuar për të fituar nëse dëshiron të kalojë në fazën tjetër.

EMISIONET