Champions League/ Tottenham- Liverpool, finalja për “fronin” e Europës

Champions League/ Tottenham- Liverpool, finalja për “fronin” e

Erdhi moment! Finalja mes Tottenham dhe Liverpool është këtu! Shumë prej jush nuk e kishit parashikuar që këto dy ekipe do ishin finalistë të Championsit.

Por le të kthehemi pak prapa, për të parë rrugëtimin e këtyre skuadrave deri këtu.

Tottenham:

Skuadra e Mauricio Pochettinos u shortua në grupin B me skuadra të tilla si Barcelona, Inter dhe PSV.

Pas një starti katastrofik, ku anglezët gjendeshin me 0 pikë pas dy ndeshjeve të para, ata arritën të kthejnë situatën dhe kaluan për në fazën tjetër. “Mjelmat” grumbulluan 8 pikë dhe u pozicionuan në vendin e 2-të në grup pas Barcelonës.

Në fazën e 1/16, Tottenham “shpartalloi” Dortmundin në të dyja ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Faza çerekfinale pa një derbi anglez, me Tottenham-in që u përball me “armatën” e Manchester City. Ata fituan ndeshjen e parë 1-0. Ndeshja e dytë ishte një spektakël më vete, ku Manchester City ishte me një këmbë në raundin tjetër, pasi kryesonte me rezultatin 4-2. U desh 1 gol i Fernando Llorente me rezulatin e përgjithshëm 4-4, por skuadra e Pochettinos avancoi përshkak të golit në fushë kundërshtare.

Gjysmëfinalja i vinte përballë “Hirushen” e kompeticionit, Ajaksin. Holandezët fituan ndeshjen e para 1-0, dhe kryesonin në pjesën e parë të ndeshjen së dytë 2-0. U desh një super Lucas Moura, ku me tregolëshin e tij, i dhuroi kualifikimin historik në finale Tottenhamit.

Liverpool:

“The Reds” u shortuan në grupin C me Paris Saint Germain, Napoli dhe Crvena Zvezda. Ata dolën në vendin e dytë me 9 pikë, po aq sa Napoli. Rruga për në finale nisi me malore që në fillim për ekipin e Jurgen Klopp.

Ata u përballën në 1/16 me Bayern Munich-un, ku avancuan me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Çerekfinalja ishte “kafshatë” e lehtë për anglezët. Ata u shortuan me Porton dhe fituan të dyja ndeshjet, 2-0 ndeshja e parë dhe 4-1 e dyta.

Gjymëfinalja ishte finale e parakohshme midis Liverpool dhe Barcelona. Katalanasit hipotekuan finalen, pasi fituan ndeshjen e parë 3-0, me Messin protagonist absolut.

“Never Give Up” është motoja që i shoqëron gjithmonë anglezët në çdo ndeshje. Liverpool bëri të pamundurën, pasi fituan ndeshjen e kthimit 4-0 dhe ndodhen në finale për të dytin vit radhazi.

Kush do të fitojë? Vetëm fusha do ta tregojë.

Finalja luhet sot në stadiumin “Wanda Metropolitano”, në orën 21:00.

EMISIONET