Champions League/ Kukësit "shtyn" kualifikimin, barazon pa gola ndaj Valletta

Champions League/ Kukësit "shtyn" kualifikimin, barazon pa gola

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola, në ndeshjen e parë kundër Valletta, takim ky i vlefshme për kualifikueset e Champions League.

Në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, shtëpia e re e Kukësit për këtë sezon në Kupat e Europës, pa dy skuadra mjaft të kujdesshme në prapavijë, duke bërë që ky 90 minutësh të mbyllej në barazim pa gola.

Megjithatë, dy skuadrat kanë për të zhvilluar dhe takimin e kthimit, me verilindorët që do të udhëtojnë drejt Maltës,  për tu përballur me Valletta të martën e 17 korrikut.

EMISIONET