Reali i Madridit ka lënë pas ecurinë negative të javëve të fundit, me kampionët e Europës që janë rikthyer tek fitorja pas 5 takimesh.

"Los Blancos" mposhtën në "Santiago Bernabeu" 2-1 CSKA Moskë, duke marrë 3 pikët dhe u ngjitur në vendin e parë të Grupit G në kuotën e 6 pikëve. Në takimin tjetër të këtij grupi, Roma kaloi lehtësisht 3-0 Plzen. Me këtë fitore italianët marrin vendin e dytë me kohë të njëjtë pikësh me madrilenët.

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes, ajo mes Manchester United dhe Juventusit, i buzëqeshi miqve, të cilëve iu mjaftoi goli i Paolo Dybala për të mposhtur 1-0 "djajtë". Pas 3 fitoreve, Juventus ngjitet në kuotën e 9 pikëve në grupin H dhe siguron praktikisht kalimin në fazën tjetër.

Fitore arriti dhe Manchester City i cili mposhti në transfertë 3-0 Shahtar Donetsk. Takimi tjetër i grupit F, ai mes Hoffenhaim dhe Lyon rezultoi një takim spektakolarë, pasi barazuan me shifrat 3-3.

Fitore in-extremis arriti dhe Ajax që mposhti 1-0 Benfikën. Goli i Mazraoui i mjaftoi holandezëve për të likujduar portugezët dhe për të marrë drejtimin e grupit E me 7 pikë.


/Ora News.tv/