Champions/ Inter sfidon Barcelonën e "plagosur", Spalletti e Valverde optimist për 3 pikët

Champions/ Inter sfidon Barcelonën e "plagosur", Spalletti e

Barcelona pret sonte në mbrëmje në "Camp Nou", Interin në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të mëdha. Katalanasit qëndrojnë në krye të grupit sëbashku me zikaltërit dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare për ecurinë e tyre. Ernest Valverde u shfaq optimist në konferencën për shtyp, ndërsa i kërkoi skuadrës se Interi nuk dorëzohet kurrë.

“Do të presim një kundërshtar në formë shumë të mirë. Ata kanë fituar shtatë ndeshje radhazi dhe nuk dorëzohen. Do të jetë një sfidë e bukur, tre pikët do të jenë të rëndësishme për të avancuar në kompeticion. Ne kemi gjashtë pikë, aq sa Inter, por do të luajmë brenda dhe duam të shfrytëzojmë avantazhin e fushës. Duam ta fitojmë këtë ndeshje shumë të rëndësishme”, tha Valverde që u ndal më pas te mungesa e Messit:

“Sigurisht mungesa e tij do të ndikojë, por është gjithashtu një sfidë për ne, të provojmë nëse mund të fitojmë pa të në javët e ardhshme ku kemi disa ndeshje shumë të vështira”.

Në krahun tjetër trajneri i Interit, Luciano Spalletti pranon se do të ishte një Barcelonë më e fortë nëse Lionel Messi do të ishte pjesë e skuadrës.

“Me Messin do të ishte një Barcelonë më e fortë, por mbetet një ekip i madh, me shumë opsione. Ne do të duhet të jemi një ekip i nivelit të lartë, konkurrues, që nuk luan në varësi të rivalit, i cili ka filozofinë e vet. Por do të jetë më e lehtë pa Messin, besoj. Leo bën katër prekje në më pak minuta se sa një tjetër merr për të bërë dy. Është një ndeshje e veçantë, që ne kemi qenë duke e pritur për tre vjet, kemi një kundërshtar të madh, por kemi ëndërruar të vijmë këtu për të luajtur. Le të shohim se si do të shkojë. Skuadra ime e di se çfarë të bëjë. Duhet të fillojmë nga zeroja, me përulësi dhe të jemi të përgatitur për të bërë një lojë të rëndësishme në aspektin psikologjik."-tha tekniku i italianëve.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit është programuar për tu luajtur mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00.

EMISIONET