Emocionet e Uefa Champions League rikthehen sonte me dy sfida mjaft interesante.

Prozhektorët më të fortë do të ndizen në "Juventus Stadium", pasi kampionët në fuqi të Italisë, Juventusi do të pres Tottenham Hotspur.

Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas një ecurie fantastike. Bardhezijtë nuk humbin një takim që prej humbjes 3 me 2 kundër Sampdoria-s e regjistruar me 19 nëntor të vitit të shkuar, ndërsa nga ana tjetër "Gjelat" nuk njohim humbje prej 12 takimesh.

Sa i përket formacionit Massimiliano Allegri pritet ta rrjeshtoj ekipin në modulin 4-2-3-1, ku mungesat e sigurta janë Dybala , Matuidi dhe Hoëedes. Nga ana tjetër Mauricio Pochetino pritet të luaj nën skemën 4-3-2-1 me Son e Eriksen në mbështetje të sulmuesit të vetëm Kane.

/Ora News.tv/