Champions/ "Derbe" italo-spanjolle, Atletiko tenton "ngjitjen" ndaj Romës

Champions/ "Derbe" italo-spanjolle, Atletiko tenton

Spektakël, gola dhe emocione premton edhe mbrëmja e sotme e kompeticionit Uefa Champions League.

“Duele” italo-spanjolle në grupet C dhe D, ku Atletiko e Madridit pret në “Metropolitan Wanda” Romën, ndërsa në kahun tjetër udhëton Barcelona që viziton në “Juventus Stadium” kampionët e italisë Juventusin.

Atletiko është e detyruar të marrë fitoren përballë verdhekuqve, nëse “Los Colchoneros” dëshirojnë të vazhdojnë aventurën në turnetë europian.

Situatë ndryshe në grupin D, ku Barcelona kërkon në Torino edhe një barazim, që do i siguronte vendin e parë në grup.

Mbrëmja e sotme, nis që në orën 18:00. Në grupin A, Cska Moskoë pret portugezët e Benfika, që i kanë dhënë “lamtumirë” kompeticionit, ndërsa në Baku, Karabaku i Ansi Agollit pret Çelsin, që tentojnë vendin e parë në grupin C.


Grupi A

CSKA Moscoë – Benfika 18:00

Basel-Manchester United   20:45

Grupi B

PSG-Celtic    20:45

Anderleht- Bayern Munchen 20:45

Grupi C

Qarabak-Chelsea 18:00

Atletiko M.-Roma  20:45

Grupi D

Juventus-Barcelona   20:45

Sporting  Lisbonë –Olympiakos  20:45

EMISIONET