Champions/ "Buzëqeshin" të mëdhenjtë, Napoli mposht nënkampionët

Champions/ "Buzëqeshin" të mëdhenjtë, Napoli

Është kompletuar xhiro e dytë e fazës së grupeve të Champions League, ku 6 takimet e mbrëmjes së sotme nuk kanë dhuruar surpriza. Në grupin A, Borusia Dortmund dhe Atletico Madrid kanë fituar duelet respektive. Gjermanët mposhtën 3-0 në "Signal Iduna Park" Monacon.

Larsen dhe Paco ishin autorët e golave ndërkohë që për tu përmenduar është fakti që sulmuesi spanjoll kishte mundësinë për të shënuar edhe një dopietë, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sa i përket Atleticos, spanjollët mposhtën 3-1 Club Brugge. Griemzann ishte heroi i "Los Colcheoneros" ndërkohë që rrjeta e Groeneveld. Me këto fitore të dyja skuadrat mbajnë vendin e parë në kuotë të barabartë pikësh, 6 të tilla.

E njëjta situatë edhe në grupin B, me Inter e Barcelona që fituan edhe takimet e dyta në grup. Zikaltërit mposhtën në transfertë 2-1 PSV, ndërkohë që e thellë ishte dhe fitorja e katalanasve të cilët mposhtën 4-2 Tottenham Hotspur Dopieta e Lionel Messi dhe golat e Coutinho e Rakitic zhvlerësuan rrjetat e Kane e Lamela. Me këto fitore dy skuadrat ndajnë vendin e parë në kuotën e 6 pikëve.

Takimi më interesant i mbrëmjes, ai mes Napolit dhe Liverpool i buzëqeshi italianë të cilët shënuan në limitet e kohës së rregullt, pasi Insigne realizoi në minutën e 90-të.

Në fitore e mbylli dhe Porto e cila mposhti në "Dragoa" Galatasaray 1-0.

EMISIONET