Challandes sinjal Azerbajxhanit: Gabim nëse luajmë për barazim

Challandes sinjal Azerbajxhanit: Gabim nëse luajmë për barazim

Kombëtarja e Kosovës është shumë pranë realizimit të ëndrrës: të ngjitet në Divizionin C të Ligës së Kombeve dhe përballë të ketë skuadra të një niveli më të lartë.

"Dardanët" luajnë fatet e tyre përballë Azerbajxhanit, në një duel tërësisht kreu. Por pavarësisht se yjet kosovar luajnë për dy rezultate ndaj azerëve, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes doli sot në një konferencë për shtyp, ku komentoi edhe sfidën me azerët, duke i cilësuar ata si favoritë.

Si e shikoni ndeshjen e nesërme?

Është një ndeshje ku ne kemi favorin që luajmë për dy rezultate, por unë mendoj se të dy skuadrat kanë njësoj shanse për të fituar dhe për të marrë vendin e parë. E kam studiuar Azerbajxhanin dhe mundtë them se ka një skuadër shumë të mirë, që luan e organizuar dhe mund të na hapë punë. Duhet të bëjmë më të mirën dhe të shpresojmë që do ta mbyllim me një tjetër fitore.

Ju mjafton edhe barazimi nesër. A do të luani për këtë rezultat?

Unë asnjëherë nuk e ndryshoj filozofinë time të lojës, pavarësisht kundërshtarit, apo rrethanave. Do të ishte një gabim i madh, po të ndyshonim filozofinë dhe të luanim për barazim. Ne do mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, duke u treguar të kujdesshëm në mbrojtje, duke mbajtur sa më shumë topin dhe duke tentuar të shënojmë gola.

EMISIONET