Çfarë po u thotë Macron, Ramës dhe Thaçit?!

Çfarë po u thotë Macron, Ramës dhe Thaçit?!

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë në Erevan të Armenisë. 

Së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ata kanë zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama duket se Presidenti Macron diçka po i shpjegon dy krerëve shqiptarë, përkatësisht kryeministrit shqiptar dhe presidentit të Kosovës.

Kujtojmë se për Ballkanin çështje më e debatueshme është proopzimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve me Serbinë.


EMISIONET