Çfarë po ndodh? Videot e Tristan Thompson duke tradhëtuar Khloe Kardashian bëjnë xhiron e botës

Çfarë po ndodh? Videot e Tristan Thompson duke tradhëtuar Khloe

Videot e Tristan Thompson duke tradhëtuar Khloe Kardashian kanë pushtuar mediat rozë.

Ylli i televizioneve do të lindë së shpejti fëmijën e tyre të parë, por mesa duket gjërat për të kanë marrë kthesë.

I dashuri i saj është filmuar duke u puthur me një striptiste mbrëmjen e së dielës.

Por filmimet nuk kanë mbaruar me kaq. Baskebollisti është filmuar duke hyrë në një hotel në New York me stripisten e indentifikuar ai Lani Blair.

Më vonë janë publikuar video të 27-vjeçarit duke tradhëtuar Khloe jo me 1 por me 2 femra në tetor të vitit të kaluar kur ajo ishte 3 muajshe shtatzënë.

TMZ ka publikuar pamjet ndërsa ai kalon çaste pasionante me dy femrat.

Video është regjistruar në Washington.

Khloe akoma nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që po përjeton.

Ajo vetëm ka hequr nga Instagram të dashurin e saj së bashku me motrat dhe mamanë Kris Jenner.

Kim, Kourtney, Kylie, Kendall dhe madje edhe Scott Disick nuk e ndjekin më basketbollistin pas raportimeve për tradhëti.

Khloe ende nuk ka fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale.

Shumica e fansave e kanë mbështetur 33-vjeçaren në këtë situatë të dhimbshme që po kalon.





EMISIONET