Çfarë po ndodh me Melania Trump?!

Çfarë po ndodh me Melania Trump?!

Kanë kaluar 19 ditë që nga dalja e fundit publike e Zonjës së Parë, Melania Trump.

Herën e fundit ajo u pa kur presidenti amerikan Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë, tre pengje amerikane që u liruan nga Koreja e Veriut.

Kjo është dalja e fundit publike e zonjës Trump për më shumë se dy javë.

Katër ditë me vonë u lajmërua  se Melania u operua në qendrën shëdetësore Walter Reed National Military Medical Center, për trajtimin e një tumori beninj në veshkë. Zëdhënësja e saj Stephanie Grisham tha se operacioni kishte qenë i suksesshëm dhe nuk kishte pasur komplikacione.

Më 16 maj, Melania në një postim në Twitter tha se ndihej mirë dhe se po priste të kthehej në Shtëpinë e Bardhë së shpejti.

Por amerikanët kanë filluar të ngrejnë pyetjet nëse Zonja e Parë është mirë. Ku është ajo? Pse është zhdukuar nga syri publik?

EMISIONET