Para disa ditësh, Justin Bieber u bëri të qartë të gjithëve se do ketë gjithmonë dashuri për Selenën, por është i dashuruar kokë e këmbë me bashkëshorten e tij.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga historia e tyre, Justin ka respekt për ish-të dashurën dhe nuk heziton ta tregojë. Një faqe në Instagram ka publikuar disa fotografi nga koha kur Justin dhe Selena ishin të dashur, të cilat reperi i pëlqeu.

Pas atij momenti, nisën spekulimet se është i dashuruar sërish me këngëtaren. 25-vjeçari duket se nuk ka ndërmend të reagojë pasi e sqaroi më parë se e vetmja femër në jetën dhe zemrën e tij është Hailey.

/Ora News.tv/