Çfarë nuk duhet të bëni nëse doni të dobësoheni

Çfarë nuk duhet të bëni nëse doni të

Shmangni vaktet

Nëse po përpiqeni të humbisni peshë dhe mendoni se këtë do e arrini duke shmangur vaktet e ushqimit, atëherë e keni shumë gabim. Nëse në fillim humbisni disa kg duke mos ngrënë, do i fitoni ato menjëherë sapo të filloni të hani.

 Neglizhoni mëngjesin

Mbi 31 milion amerikanë shmangin ngrënien e mëngjesit, i cili është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse nuk hani mëngjes trupi juaj do të jetë për shumë gjatë pa ushqim dhe në vaktin tjetër ju do të hani më shumë.

Dieta detoks

Dietat detoks po bëhen gjithmonë dhe më të famshme ditë pas dite, por ato nuk janë një mënyrë efektive për të humbur peshë. Trupi juaj e di sesi ta pastrojë veten dhe të nxjerrë toksinat pa ndihmën e ndonjë produkti.

E vetmja gjë që fitoni nga një dietë e tillë është dehidratimi, uria dhe komplikacione të tjera.

Flini më pak

Nëse doni të humbisni peshë nuk duhet të flini më pak. Nëse ju flini pak do të stimulohet hormoni i stresit që njihet si Kortisol, dhe kortisoli lidhet me shtimin e peshës. Sigurohuni që të flini 7 ose 8 orë çdo natë.

Ushtroheni shumë

Nëse mendoni se sa më shumë që të ushtroheni aq më shumë do të humbisni peshë, gaboheni. Nuk do të fitoni asgjë tjetër veç lodhjes së tepërt.

Përdorni ilaçe

Mendoni se ilaçet e dobësimit do t'ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni më mirë? Ilaçet  mund t'ju dobësojnë, por gjithashtu mund edhe t'ju vdesin.

Nuk kontrolloni ushqimet

Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, ju duhet të lexoni gjithmonë përbërësit e ushqimeve që blini.
Edhe nëse tek to shkruhet "Dietike" përsëri duhet të lexoni përbërësit për të kuptuar nëse është apo jo e tillë.

Humbja e peshës është një sfidë e madhe, por nëse ndiqni mënyrat e duhura rezultati do të jetë ashtu siç dëshironi.

EMISIONET