Deputetja demokrate Albana Vokshi ka publikuar në faqen e saj në fb pamje të filmuara me dron nga momenti kur policia hedh gaz lotësjellës ndaj protestuesve.

"Pamje të #tmerrshme që tregojnë qartë sulmin me gaz toksik urdhëruar nga Rama mbi protestuesit.Të gjithë jemi ndjerë keq gjatë ditës nga gazi i hedhur e shqetësimet vazhdojnë ende" shprehet Vokshi.

Deputetja bën thirrje të hetohet se çfarë lëndësh janë përdorur nga Policia me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe: Protesta 5 orë para kryeministrisë, gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve  



/Ora News.tv/