"Ju flet Moska": Çfarë ka pas historisë me spiunë ShBA (NATO) - Rusi?

"Ju flet Moska": Çfarë ka pas historisë me

Çështja Skripal, emri i ish-agjentit rus i cili është agjent zyrtar i Rusisë, i perëndimit të cilit iu bë një atentat me lëndë kimike në Britaninë e Madhe dhe vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes në median ndërkombëtare, pasi çdo ditë ka zhvillime për këtë çështje. Por një këndvështrim interesant në këtë çështje do të ishte ai se çfarë ka në të vërtetë pas kësaj historie me spiunë, kësaj përplasje midis ShBA-së. Kur themi ShBA-së, brenda është dhe NATO-ja dhe praktikisht edhe perëndimi  dhe nga ana tjetër Rusisë. Ajo që bie në sy është që, pavarësisht se Rusia e mbron atentatin, është një ndihmë logjike e veprimeve të Putinit për ti treguar perëndimit vendosmërinë e tij. 

Por ka një gjë tjetër, a ishte vërtetë kaq i rëndësishëm Skripal për Putinin sepse Skripalin, Rusia e kishte në dorë. Ishte një agjent që u shkëmbye. Pra, Sergei Skripal ishte nga ata agjentë që u shkëmbye me agjentë rusë të hedhur në perëndim, të kapur nga perëndimi nga ShBA dhe që u shkëmbyen në kohën e Luftës së Ftohtë.

Ishte i nivelit të lartë, një oficer i shërbimeve ushtarake që sot kanë vendin e parë në botë sa i përket veprimtarisë së inteligjencës ruse atje, por fakti që ky njeri ishte i shkëmbyeshëm tregon se nuk kishte cfarë dëmi tjetër ti bënte Rusisë me rrëfimet e tij. Por u tentua të eliminohet dhe mesa duket u arrit kjo gjë, pavarësisht se zt. Skripal është në agoninë e tij, në fundin e jetës. Vajza e tij ka lajme që është dicka e përmirësuar nga gjendja shëndetësore, por me rezerva. 

Ti kthehemi temës, Putini duke goditur Skripalin e sfidoi Perëndimin dhe vecanërisht ShBA-në në një pikë shumë të ndjeshme në aftësinë për të mbrojtur agjentët e shkëmbyer. Putini tha, unë dhe ti marr ata me shkëmbim ata që më dhe, dhe ta vras këtë që të dhashë. Kjo është karakteristike në stilin arrogant të Putinit, po ta shikosh që e bën lojën në atë mënyrë që i fitoj unë sido që të ndodhë. Ti më jep atë që shkëmbyem, ramë dakort, unë ta jap por ti nuk e ke sepse unë ta vras.

 Kjo do të bënte që të shkurajoheshin shumë. Këtu kemi një pamje të Pallatit Presidencial Rus dhe të Shtëpisë së Bardhë. Kjo do të bënte që të shkurajoheshin shumë nga ata që nesër do të donin të shkonin në perëndim nga oficerët e inteligjencës ruse apo të tjerë zyrtarë të lartë që mund të donin të arratiseshin. Të kenë diçka për të treguar. Perëndimi përballë kësaj sfide të tillë do të dojë kohë në analizën e tij për të kuptuar se kush e fitoi këtë lojë. Perëndimi dhe vetë SHBA u dukën të papërgatitur për një goditje kaq arrogante të Rusisë sepse goditja me të vërtetë është shumëplanëshe. 

Me një goditje Putin jo vetëm arriti atë që thashë por arriti të çante dhe atë kohezionin e NATO-s, unitetin sepse janë 7 vende të NATO-s që nuk pranuan të dëbonin diplomatë rusë. Përkatësisht Bullgaria, Greqia, Islanda, Luksemburgu, Portugalia, Sllovakia dhe Turqia. 

Greqia ka të vetmen bazë në detin Mesdhe, NATO ka të vetmen bazë në detin Mesdhe, në Suda Kretë ku mund të ankorohen aeroplan-mbajtëse, e vetmja bazë ku NATO ka investuar në Mesdhe. Baza tjetër është diku në Gjirin Persik, në një nga  këto Emiratet  e vogla Arabe, pastaj tjetra është në SHBA. Vendi ku NATO ka të vetmen bazë ku mund të ankorohen aeroplan-mbajtëset është një vend që nuk ka dëbuar diplomatë rusë, kjo është një gjë që duhet të ketë peshë në strategjinë e ardhshme tyë Pentagonit. 

Për të mos folur pastaj për Turqinë që dihet  është afruar me Rusinë.Por është fjala dhe për një vend afër nesh, Bullgarinë, një vend me traditë të fortë proruse, një vend i cili vitin e kaluar në një stërvitje ushtarake të NATO-s, oficerët e saj nuk pranuan të gjuajnë me armë në shenjestra ku ishin vendosur simbolika ruse duke nxjerrë si argument miqësinë historike. 

Nga pikëpamja praktike e aleancës ushtarake edhe Bullgaria është një aleat i pabesueshëm. Një pikëpamje tjetër kjo, bën që të rritet rëndësia e Shqipërisë në rajonin ku jemi, sepse nëse i vetmi port i NATO-s në Mesdhe ku mund të ankorohen nëndetëse është në një vend kaq të pabesueshëm atëherë i bie që SHBA duhet t'ia heqin këtë status Greqisë dhe mund ta bëjnë në Vlorë, bregdetin shqiptar. 

Pos kësaj historie me spiunë doli se ka shumë më tepër, jo vetëm ka një përplasje ruso-perëndimore por edhe brenda vetë Perëndimit dhe vetë NATO-s. Kjo  është një gjë shumë serioze ku Shqipëria duhet të guxojë të thotë fjalën e vet qoftë edhe në kuptimin se po shpërblehen vende që po sillen në mënyrë të pabesë ndaj NATO-s, si Bullgaria dhe Greqia. Bullgaria hyri në BE në 2007 pa e merituar, Greqia dihet sa favore ka marrë nga SHBA dhe BE. Nuk duhet  heshtur për këtë.



EMISIONET