Çfarë ka mbetur pa u dhënë me PPP?!

Çfarë ka mbetur pa u dhënë me PPP?!

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, kritikon qasjen e qeverisë së majtë të kryeministrit Edi Rama për të dhënë të gjitha shërbimet me PPP.

I ftuar në RTV Ora, ai thotë se këtu vlen shprehja e famshme e Ramës "Nuk keni parë gjë akoma.

Xhepa: U desh presioni i FMN që qeveria të tërhiqej edhe nga disa kontrata PPP. Kreativiteti i sipërmarrsve që kërkojnë të fitojnë sa më shumë nuk njeh kufij. Ndoshta do të dëgjojmë çudira. Këtu shkon edhe shprehja "Nuk kemi parë gjë akoma!"

Xhepa tha se janë 1.2 miliardë euro që janë dhënë deri tani me PPP dhe sipas angazhimeve që ka marrë qeveria shqiptare do të japë edhe 1 miliard euro të tjera.

Xhepa: Këmbëngulja që bëri FMN shpresoj të ketë efekt, përdryshe mendoj se vërtet rrezikojmë shumë nga stabiliteti.

E megjithatë rrugë të rëndësishme po jepen me shifra të jashtëzakonshme si Milot-Balldre, Orikum-Llogara.

Xhepa: Shpresoj që edhe këto do të ndalohen. Presioni i FMN ka qenë shumë i fortë, shpresoj se nuk do të kalojnë.Është papërgjegjshmëri e madhe politike në raport me qytetarët dhe financat publike të vendit dhe taksapaguesit.

EMISIONET